Amorim hedh poshtë zërat për largimin e Bruno Fernandesit

Trajneri portugez, Ruben Amorim, ka folur para ndeshjes së Premier Leagues.
Ditët e fundit janë shtuar zërat se Bruno Fernandes, do të largohej në fund të sezonit dhe t’i bashkohej Real Madridit.
Por kjo u hedh poshtë nga trajneri portugez, duke thënë se nuk do të largohet.
“Bruno Fernandes në Real Madrid? Nuk do të ndodhë. Ai nuk po shkon askund”. “Një ditë ne duam të fitojmë përsëri Premier Leaguen. Pra, ne duam që lojtarët më të mirë të vazhdojnë me ne… dhe Bruno nuk do të largohet, i thashë tashmë”, u shpreh Amorim.
Manchester Unitedi, do të përballet sonte ndaj skuadrës së Nottingham Forestit në “City Ground”, me ndeshjen që fillon në orën 21:00./IndeksOnline/