75 Mall Live Search
09:21 / E Martë, 01 Prill 2025 / L A

Eriksen do të largohet nga Manchester Unitedi, mund të rikthehet tek ish-skuadra e tij

Christian Eriksen do të largohet nga Manchester Unitedi.

Kjo vjen pasi që “Djajtë e kuq”, nuk i kanë vazhduar kontratën e tij e cila përfundon në qershor të këtij viti.

Ai po ashtu ka humbur vendin në formacionin startues të trajnerit, Ruben Amorim.

Siç raporton “Mirror”, danezi po lidhet me një rikthim tek ish-skuadra e tij Ajax, skuadër kjo në të cilën danezi mori hapat e parë në futboll.

Dhe Marijn Beuker, drejtori sportiv i Ajaxit, ka konfirmuar se bisedat janë zhvilluar brenda klubit për të bërë një lojë për të rikthyer Eriksenin në shtëpi.

“Ai është një nga lojtarët që ka performuar në mënyrë fantastike me ne në të kaluarën për të cilin ne po mendojmë. Do të ketë të shumëfishta në media. Emra të tjerë të përmendur janë ata të Dusan Tadiqit dhe Daley Blind”, deklaroi Beuker.

Eriksen, kishte qenë pjesë e Ajaxit në periudhën 2008-2013, ku u shpall kampion 3 herë.

Ai më pas vazhdoi karrierën në skuadra si Tottenhami, Inter, Brentfordi dhe së fundi te Manchester Unitedi./IndeksOnline/