75 Mall Live Search
15:08 / E Martë, 01 Prill 2025 / mp

Prokuroria e Pejës ngrit aktakuzë ndaj dy personave për rrëmbim

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, A.K dhe B.S për veprën penale “Rrëmbimi” nga neni 191, paragrafi 2, pika 2.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit në bashkëkryerje me datë 17 dhjetor të vitit 2024, rreth orës 10:00, në rrugën “Zahir Pajziti në Pejë,  nën kanosje për vrasje ose dëmtim të rëndë të shëndetin, marrin vikamën, D.K, me qellim që mos ta lirojnë derisa t’i nxjerrin paratë, gjegjësisht derisa të ju kthej borxhin, vëllai i viktimës K.K, që ua kishte të pandehurve shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro të pandehurit A.K dhe 2000 (dymijë) euro të pandehurit B.S, derisa ditën kritike e urdhërojnë viktimën të futet në veturën e tyre dhe nisen në drejtim të Prishtinës, duke ju drejtuar me fjalët  “tash deri në ora gjashtë babai yt i paguan paret, ose të qojmë në Shalë të Bajgores dhe e dimë se çfarë bëjmë me ty”, mirëpo, viktima D.K arrin që ta njoftoj shokun e tij, të cilit i tregon se është i rrëmbyer dhe pas bashkëpunimit mes policisë së Pejës dhe atyre të Podujevës, të pandehurit arrihen që të lokalizohen në fshatin Lupç të Komunës së Podujevës dhe të arrestohen.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.


Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e  cila ju vihet në barrë.