75 Mall Live Search
15:08 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / k.v

Djegia e lokalit në 2021 dhe vrasja e rreshterit Lika – Kryeprokurori Çerkini: Nuk ka ende lidhje mes rasteve

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, ka konfirmuar se rreshterit Muhamed Lika, i cili u vra mbrëmë nga dy persona të armatosur, në vitin 2021 i ishte djegur një lokal në qendër të Kaçanikut, transmeton IndeksOnline. 

Megjithatë, sipas Çerkinit, deri tani nuk ka asnjë dëshmi që e lidh rastin e vrasjes me djegien e lokalit.

“Prokuroria do të hetojë të gjitha pistat e mundshme, por deri më tani nuk ka asnjë fakt që tregon se djegia e lokalit ka ndikuar në vrasjen e tij. Personat që kanë djegur lokalin ende nuk janë identifikuar”, ka deklaruar ai. 

Çerkini ka theksuar se Prokuroria Themelore e Ferizajt po punon me intensitet të lartë për të zbardhur të gjitha rrethanat e krimit të rëndë që ka tronditur Kaçanikun./IndeksOnline/