75 Mall Live Search
07:45 / E Enjte, 03 Prill 2025 / MSH

Moti sot: Intervale dielli, vende-vende riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti parashikohet të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 12°C deri në 16°C.

“Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s”, njofton IHMK-ja.