75 Mall Live Search
10:23 / E Enjte, 03 Prill 2025 / S Z

Duda Balje flet pas takimit me Kurtin, s’heq dorë nga kërkesa e saj

Në vazhdën e takimeve për formimin e qeverisë së re, kryeministri në detyrë  Albin Kurti ka pritur sot në një takim përfaqësuesen e komunitetit boshnjak në Kosovë, Duda Balje.

Balje pas takimit me Kurtin ka thënë se në këtë takim ka paraqitur kërkesat e komunitetit që përfaqëson, si krijimi i një komune boshnjake në Kosovë si dhe reforma në arsim.

Sot kemi pasur takimin e parë. Dola para kryeministrit me kërkesat që ne si boshnjakë i kemi. Nuk kemi marrë asnjë konfirmim dhe nuk kemi dhënë asnjë konfirmim. Është takimi i parë tani për tani, jemi në fazën e bisedimeve, nuk ka ende asgjë konkrete.  Kërkesat janë komuna e boshnjakëve, reformat në arsim dhe trajtimi i barabartë me të gjithë deputetët”, tha Balje.

balje tha se nuk është caktuar ndonjë takim i radhës me kryeministrin Kurti.

Ndërsa tha se janë të hapur për të gjitha partitë politike, përfshirë dhe ato opozitare.

“Ne jemi pjesë e kuvendit, kemi të drejtë me fol me secilën parti të shqiptarëve që ka 51 vota dhe ne si komunitet jemi këtu”, tha Balje./Indeksonline/