75 Mall Live Search
10:33 / E Enjte, 03 Prill 2025 / G T

Ranglista e FIFA-s, Kosova ngrihet për dy pozita më lart

Kombëtarja e Kosovës është ngritur për dy pozita më lartë në ranglistën e re të FIFA-s.

Kosova tani është në pozitën e 97-të, që është më e mira në historinë e saj, shkruan Indeksonline

Kjo vjen falë paraqitjeve fantastike në dy ndeshjet ndaj Islandës në play-offin e UEFA Nations League, duke siguruar kështu edhe Ligën B të këtij kompeticioni.

Ndërkaq, Shqipëria ka pasur një rënie. Nga pozita 65-të, “kuqezinjtë” kanë rënë në pozitën e 66-të./Indeksonline/