75 Mall Live Search
21:15 / E Enjte, 03 Prill 2025 / H F

Kongresmeni republikan falenderon Osmanin: Shtetet tjera duhet të ndjekin shembullin tuaj

Kongresmeni republikan, Carlos A. Gimenez me anë të një statusi ka shprehur falënderimet e tij për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas Gimenez, edhe shtetet tjera duhet të ndjekin shembullin e presidentes Osmani, transmeton IndeksOnline.

“Faleminderit, Zonja Presidente! Kjo po pritet mirë në Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë të tjerë në Evropë duhet të ndjekin shembullin tuaj.”, ka shkruar ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Qeveria që të pezullojë tarifat e importit prej 10 për qind për produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë veprim sipas Osmanit, do të përcillej mesazhi se Kosova është e gatshme për marrëdhënie më të fortë me SHBA-në.