Gjilani mbetet ende në gara për top-3, e mposht Ferizajn

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore ndaj Ferizaj me rezultatin minimal 1:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Superligë.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Filip Gligorov (autogol) në minutën e 81’të, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore, Gjilani shkon në kuotën e 38 pikëve dhe ende shpreson për një vend që dërgon në garat e UEFA-s.
Kurse, Ferizaj mbetet me 35 pikë në pozitën e 6-të në tabelë./Indeksonline/