75 Mall Live Search
12:02 / E Diele, 06 Prill 2025 / Gj. Sh

Arne Slot ankohet për kalendarin e Premirligës, thotë se ndikon në garën për titull

Arne Slot këmbëngul se Liverpuli, që po lufton për titullin dhe ndjekësi më i afërt i tyre, Arsenali, duhet të kishin luajtur në të njëjtën mbrëmje këtë javë për ta bërë orarin e Premier Ligës “më të drejtë”.

“Është një situatë unike dhe për këtë arsye mendoj se do të kishte qenë më e drejtë nëse të katër ekipet do të kishin luajtur në të njëjtën ditë.

Kemi më shumë se mjaftueshëm kohë për t’u rikuperuar për ndeshjen e së dielës, kështu që nuk është problem për ne. Por më vjen keq për Evertonin që duhet të luajë të mërkurën në mbrëmje dhe pastaj të ketë një ndeshje në orar të hershëm të shtunën.

Pozitivja është se ata luajnë në shtëpi dhe e di sa shumë mund të ndikojnë tifozët e tyre në ndeshje. Pashë ndeshjen e Arsenalit. Ne luajmë kundër Fulhamit në ndeshjen tjetër, kështu që do të ishte e çuditshme po të mos e shihja. Por pas rezultatit 2-0 (për Arsenalin), kalova te ndeshja Mançester Junajtid kundër Notingem Forestit, e cila ishte gjithashtu interesante për t’u parë.”, ka deklaruar Slot./IndeksOnline/