Aksidenti në Gllaviçicë, lëndohen tre persona

IndeksOnline ka raportuar më herët për një aksident në magjistralen Klinë-Pejës, saktësisht në fshatin Gllaviçicë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ku njoftoi se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona.
“Të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal”, ka njoftuar tutje Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/