Selimi thotë se nuk sigurojnë parkingjet për nesër, bëni vetë zgjidhje!
(I plotësuar, 14:21)-Pacolli ka vazhduar tutje duke thënë se lusin të mos përdoren makinat pa nevojë teksa ka bërë të ditur se nuk garantojnë parkingjet dhe se vetëm garantojnë se nuk do të lejohen të futen brenda në qytet.
“Qytetarët duhet të gjejnë vetë alternativë”, ka thënë Selimi, raporton Indeksonline.
……………………………………………
Selimi Pacolli tregon se cilat automjete do të hyjnë nesër në qendër të Prishtinës
Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka treguar se rrugët kryesore që lidhen me qendrën e qytetit nuk do të jenë të qarkullueshme, përveç shërbimeve emergjente. Në këto rrugë qarkullimi do të ndalet prej orës 06:00 në mëngjes deri në mbrëmje, në orën 22:00.
Me këtë rast, Selimi ka thënë se Komuna e Prishtinës ka nxjerrë vendimin që të ndalohet shitja e thëngjillit dhe të bëhet ndalimi i veturave që nga nesër, raporton Indeksonline.
Selimi ka thënë gjithashtu se automjetet që do të lejohen janë ata të trafikut urban, automjetet me bartjen e automjeteve të personave me nevoja të veçanta, automjetet e ndihmës së shpejt, EULEX-i, KFOR-i dhe disa të tjera.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media është bërë e ditur se në bazë të planit të formuar me Ministrisë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të organizohen parkingje jashtë qytetit kurse qytetarëve do t’iu mundësohet udhëtimi me trafik urban.
Numri i veturave që hynë e dalin nga Prishtina në një ditë, cilësohet se shkon në 120 mijë vetura./Indeksonline/