78 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë

78 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë.
Nga këto 78 aksidente, 29 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 49 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 539 gjoba trafiku.

Policia ka njoftuar gjithashtu se gjatë 24-orëve të fundit janë arrestuar 18 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/