Skuadra e Premierligës mbetet pa trajner

Dje është konfirmuar edhe rënia nga Premierliga për skuadrën angleze, Southampton.
Pas rënies ata mbetën edhe pa trajnerin e tyre, Ivan Juriq i cili largohet pas 107-ditësh në krye të klubit.
Juriq, bëri historinë duke u bërë një nga trajnerët më të dobët në histori të Premierligës, ku në 14 ndeshjet që drejtoi skuadrën ai arriti të fitonte dhe barazonte vetëm 1 herë, ndërsa humbi 12 ndeshje.

Southamptoni, gjendet në fund të tabelës ku kanë gjithsej vetëm 10 pikë dhe po cilësohet si një nga skuadrat më të dobëta në histori të kësaj lige./IndeksOnline/