75 Mall Live Search
21:56 / E Hënë, 07 Prill 2025 / FR

Befason me skuadrën e re portieri Enea Koliçi

Enea Koliçi, nga edicioni i ardhshëm do të jetë në portën e FC Kosova Dusseldorf, që bën gara në ligën e gjashtë (Landesliga) në Gjermani.

Kjo u zyrtarizua nga vet klubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Gardiani shqiptar, ka një karrierë të bujshme.

Fillimisht, ai në Superligën e Kosovës ishte pjesë e Gjilanit, e pastaj edhe e Ballkanit, me të cilin i fitoi dy tituj kampion, kupën dhe superkupën si dhe dha kontribut edhe në arenën ndërkombëtare për skuadrën nga Suhareka.

Koliçi ishte pjesë edhe ekipeve tjera si: Skënderbeu, Kukësi, Flamurtari.

“Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Shqipërisë U21, dhe njihet për profesionalizmin, lidershipin dhe qetësinë që sjell në çdo ndeshje. Me ardhjen e Koliçit, klubi ynë fiton jo vetëm një portier me eksperiencë, por edhe një lider të vërtetë brenda dhe jashtë fushës. Mirë se vjen në familjen tonë, Enea – mezi presim të fillojmë një kapitull të ri së bashku!”, thuhet në njoftim.