Sacramento mund Detroitin, Miami Philadelphia-n

Sacramento Kings ka shënuar fitore 117:127 ndaj Detroit Pistons mbrëmë në NBA.
Ylli i ri i tyre, Zach LaVine, shkëlqeu me 43 pikë të shënuara, përcjell nga transferi tjetër, DeMar DeRozan që pati 37.
Në ana tjetër, Cade Cunningham pati më së shumti sosh te Detroiti, 35.
Detroiti radhitet i gjashti në Konferencën Lindore, ndërkaq Kings në të nëntin në atë Perëndimore.
Në përballjen tjetër të mbrëmshme, Miami Heat ngadhënjeu ndaj Philadelphia 76ers, 117:105.
Quentin Grimes dhe Lonnie Walker te mysafirët patën më së shumti pikë në ndeshje, 29.
Nga ana tjetër, Duncan Robinson me 21 pikë ishte pikëshënuesi më i mirë te fituesit.
Miami është i dhjeti në renditjen tabelare në Konferencën e Lindjes, ndërkaq Philadelphia renditet tri vende më poshtë në po atë konferencë.