75 Mall Live Search
10:31 / E Martë, 08 Prill 2025 / L A

Zbulohet destinacioni i mundshëm i De Bruynes

Kevin De Bruyne do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

KDB-ja, largohet nga “qytetarët” si një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohëve në Premierligë.

Siç raporton “The Athletic”, destinacioni i ardhshëm i belgut pritet të jetë MLS-ja, ku kishte pasur interesim edhe më herët.

Për De Bruynen ka shprehur interesim skuadra e Inter Miamit, e cila mban të drejtat e zbulimit për lojtarin e Manchester City, Kevin De Bruyne , thanë burimet për ESPN-në, duke krijuar një skenar në të cilin lojtari belg mund të bashkohet me Lionel Messin në Florida.

Rregullat e MLS-së thonë se klubet mund të nënshkruajnë deri në pesë lojtarë në listën e tyre të zbulimit në çdo kohë të caktuar. Duke listuar një lojtar, ai ekip ka të drejtën ekskluzive për të filluar negociatat fillimisht pa konkurrencë nga klubet e tjera të MLS-së.

Reprezentuesi belg ishte lidhur me ekipin e zgjerimit të MLS 2025, San Diego FC verën e kaluar, por drejtori sportiv Tyler Heaps e mbylli idenë e mbërritjes së tij atje për shkak të shqetësimeve financiare.

KDB-ja, largohet nga “qytetarët” si një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohëve në Premierligë.

De Bruyne, iu kishte bashkuar Manchester Cityt në vitin 2015 nga Wolfsburgu, ku ka bërë 414 paraqitje dhe ka shënuar 106 gola dhe 175 asistime, ku ka arritur të fitojë tituj të rëndësishëm mes tyre edhe “tripletën” në vitin 2023./IndeksOnline/