75 Mall Live Search
23:01 / E Martë, 08 Prill 2025 / L A

Interi mposht Bayernin në “Allianz Arena”

Ka përfunduar edhe ndeshja tjetër çerekfinale mes Bayernit dhe Interit.

Interi ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Bayernit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Golat u realizuan nga Martinez në minutën e 38-të dhe Frattesi në minutën e 88-të për Interin, ndërsa për Bayernin realizoi Muller në minutën e 85-të.

Ndeshja e kthimit pritet të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, në “San Siro”./IndeksOnline/