75 Mall Live Search
08:39 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / MSH

Arrestohet në Jarinjë kosovari që kotrabandonte imigrantë nga Nepali

Një shtetas i Kosovës ka përfunduar në pranga, nën dyshimin se po kontrabandonte imigrantë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, në Jarinjë të Leposaviqit, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të policisë, në automjetin e të dyshuarit u gjeten tre shtetas të Nepalit, dy meshkuj dhe një femër.

Gjatë kontrollit, në veturë u gjet edhe një rrethatore për fishekë.

“Si provë materiale i është sekuestruar rrethatorja dhe një celular, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ana tjetër, imigrantët u morën nga njësia policore për emigrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante.

Rasti është iniciuar si “Kontrabandim me emigrantë”./IndeksOnline/