75 Mall Live Search
08:44 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / mp

Bashkëshorti e rrah dhe e kërcënon gruan në Podujevë, në shtëpi i gjenden armë, fishekë e sprej

Një burrë dyshohet se e ka rrahur dhe kërcënuar gruan të martën pasdite në Podujevë.

Policia thotë në raportin 24-orësh se atij i është kontrolluar shtëpia dhe i janë gjetur dhe konfiskuar një armë me 50 fishekë dhe një sprej.

“Podujevë / 08.04.2025 – 18:00. Raportohet se bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike, psikike dhe kanosje viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia  e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar:  një armë zjarri-pistoletë me 50 copë fishekë dhe  një sprej. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.