FIFA me një risi të re për Botërorin e Klubeve

Na ndajnë edhe dy muaj nga fillimi i Botërorit të Klubeve.
Si çdo herë këtë kompeticione nga FIFA, kanë sjell risi të reja në futboll dhe nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.
Në Botëror të Klubeve gjyqtarët do të kenë të instaluara kamera trupore, e cila do të përdoret për të monitoruar zyrtarët, lojtarët dhe gjithashtu ofron mundësinë për t’u shfaqur si pjesë e mbulimit televiziv.
Është pjesë e një prove madhore e cila më pas mund të shohë teknologjinë të futet në të gjitha nivelet e lojës, duke përfshirë Premier Leaguen në të ardhmen.
Pierluigi Collina, kryetar i Komitetit të Arbitrave të FIFA-s, tha:
“Ne mendojmë se është një shans i mirë për t’u ofruar shikuesve një përvojë të re, për sa i përket imazheve të marra nga një këndvështrim, nga një kënd shikimi që nuk ishte ofruar kurrë më parë”, shprehet Collina.
Kujtojmë se Botërori i Klubeve do të fillojë më 14 qershor me ndeshjen hapëse që do të jetë Al Ahly-Inter Miami./IndeksOnline/