PSG fiton përballjen e parë ndaj Aston Villas, ”dhuratë” për ndeshjen e 100-të të Luis Enriques

PSG ka fituar përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Aston Villas, ku ishte si një dhuratë për trajnerin Luis Enrique, pasi kompletoi 100 ndeshje në krye të kampionit të Francës.
Skuada parisiene, fitoi në ”Parc des Prince”, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Aston Villa kaloi e para në epërsi me golin e Morgan Rogers, në minutën e 35-të.
Gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi katër minuta më vonë Desire Doue barazoi shifrat në 1-1.
Khvicha Kvaratskhelia me një gol të bukur, përmbysi rezultatin dhe i dha epërsinë PSG-së, në minutën e 49-të.
Fitoren e parisieneve e vulosi goli i Nuno Mendes, në 90+2.
Aston Villa duhet të bëjë një nga ndeshjet ma të mira, për të përmbysur këtë rezultat dhe të kualifikohet në gjysëmfinale, në ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet javën e ardhshme./IndeksOnline/