Lazio të bëhet gati me u “ngri”, sonte luan ndaj Bodo/Glimt në Norvegji ku bora e ka mbuluar fushën

Skuadra e Lazios ka udhëtuar në Norvegji për t’u përballur me Bodo/Glimtin, në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Europa League.
Edhe pse jemi në muajin prill, në stinën pranverore – qytetin e Bodo-s e ka mbuluar bora dje dhe sot, shkruan Indeksonline
Nga një temperaturë minimale në Itali, futbollistët e Lazios sonte do të luajnë në fushën e mbuluar me borë.
Ndeshja mes Bodo dhe Lazios zhvillohet nga ora 18:45 dhe do shohim se cila prej tyre do ta “mposht” të ftohtin./Indeksonline/
Welcome to Bodø, Lazio
— Jan Aage Fjørtoft 🇳🇴 (@JanAageFjortoft) April 10, 2025
This morning …. pic.twitter.com/89JJSJvxwg