75 Mall Live Search
17:24 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

U shërua nga ndihma e juaj, tani do t’i japë mbi 4 mijë euro për gruan që vuan nga veshka (Video)

Ditë më parë shumë shqiptarë u bashkuan për t’i dalë në ndihmë ish-ushtarit të UÇK-së, Adnan Hyseni, për mbulimin e shpenzimeve jashtë vendit për shërimin e një sëmundje nga e cila vuante ky i fundit.

Por pas kryerjes së operacionit, Adnani ka shprehur një dëshirë tjetër.

Është pikërisht deputeti, Labinot Tahiri që kishte publikuar një video në të cilën kishte treguar për rastin e një nëne nga Ferizaj, që kishte problem me veshkë e që i duheshin urgjent 4 mijë e 500 euro, e pas kësaj Adnan Hyseni ka shprehur vullnetin e tij pë t’i dhënë këto para, shkruan Indeksonline.

Adnan Hyseni ka thënë se dëshiron t’i jap këto para pasi shumë shqiptarë i dolën në ndihmë dhe i qëndruan pranë  që të jetë gjallë edhe pse do ta ketë të vështirë pjesën tjetër të jetës nga shërimi me medikamente të ndryshme./Indeksonline/