Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për sulm

Sektori i hetimeve i kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, në përpjekje për të identifikuar një person të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e publikuar nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, personi në fjalë kërkohet për përfshirje në një vepër penale të karakterit të sulmit.
Policia u apelon të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion të vlefshëm që mund të ndihmojë në identifikimin e këtij personi, që të kontaktojnë menjëherë përmes:
📞 Numrit të telefonit: 192
📧 Emailit zyrtar: info@kosovopolice.com
“Çdo informatë juaja është e mirëpritur dhe do të trajtohet me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.