75 Mall Live Search
16:32 / E Premte, 11 Prill 2025 / Gj. Sh

Refuzohet kërkesa e Osasunës për tre pikë në tavolinë, RFEF i jep të drejtë Barcelonës

Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit, ka refuzuar kërkesën e Osasunës që të fitoj me rezultat zyrtar 3-0 ndeshjen ndaj Barcelonës, ku u ankua se futbollisti ​​Inigo Martínez nuk kishte të drejt loje.

Klubi i Osasunës u ankua se në ndeshjen e 27 marsit, Martinez ishte në fë formacion derisa sipas rregullores me të cilën u ankuan, thuhet se nëse një lojtar tërhiqet nga ekipi kombëtar për shkak dëmtimi, ai nuk lejohet të luajë për klubin e tij brenda 5 ditëve të para, pas pushimit ndërkombëtar, shkruan IndeksOnline.

Sipas interpretimit të tyre, është shkelur neni 5 i Aneksit I të Rregullores së FIFA-s për statusin dhe transferimin e lojtarëve.

Megjithatë, shpjegimi i vetë FIFA-s për këtë artikull mbështeti qëndrimin e ekipit të Barçës. Dokumenti sqaron se zgjatja pesë-ditore është e zbatueshme vetëm në situatat kur klubi ka refuzuar të lirojë lojtarin ose nëse ai ka refuzuar të raportojë.

“Përveç rastit kur refuzimi për të liruar lojtarin bazohet në dëmtim, në përputhje me nenin 4 të aneksit I. Në atë rast, kufizimi i lojës do të zgjatet me pesë ditë pas përfundimit të periudhës së sipërpërmendur”, huhet në njoftim.

Kujtojmë që ndeshja e zhvilluar me 27 mars mes Barcelonës dhe Osasunës përfundoi me fiotren e skuadrës katalanase, me rezultat 3-0./IndeksOnline/