Ferizaji merr tre pikë të rëndësishme ndaj Feronikelit ’74, skuadra e cila veçse është përshendetur nga Superliga

Ferizaji ka shënuar fitore të rëndësishme duke marr tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superligës, Ferizaji shënoi fitore në udhëtim ndaj Feronikelit ’74, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e fitores e shënoi Abdeen Abdu, në minutën e 49-të.
Me këtë fitore, Ferizaji largohet nga zona e rrezikshme, duke shkuar në kuotën e 38 pikëve dhe renditet në vendin e pestë.
Në anën tjetër, Feronikeli 74′ veçse është përshendetur nga Superliga, pasi renditet në vendin e fundit në tabelë, me 14 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/