75 Mall Live Search
16:40 / E Premte, 11 Prill 2025 / MSH

“Drama” për ndërtimin e sheshit të Prishtinës, MKRS-ja mbledh Grupin koordinues për mbrojtjen e trashëgimisë

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë përfshirë në një “luftë” përgjigjesh dhe kundërpërgjigjesh sa i përket zhvillimit të punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, në Prishtinë.

Sipas Ministrisë, Komuna e Prishtinës ka vepruar dhe po vepron në kundërshtim me ligjin për trashëgiminë kulturore dhe ligjet e tjera, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit dhe duke e cenuar interesin publik.

Nga ana tjetër, Komuna ka ngritur kallëzim penal ndaj inspektorit të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, duke thënë se të gjitha projektet transformuese që kemi filluar në kryeqytet, janë bllokuar dhe ndaluar nga autoritetet e qeverisë qendrore.

Lidhur me këto zhvillime, sot u mbajt takimi i Grupit koordinues ndërinstitucional për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Në takim mori pjesë ministri Hajrulla Çeku dhe nga një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Policia.

“Temë kryesore e diskutimit ishin ndërhyrjet e paligjshme dhe të pa autorizuara të Komunave në zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore, me theks të veçantë projektet e fundit në Komunën e Prishtinës.

Përfaqësuesit e institucioneve diskutuan për hapat e radhës dhe nevojën e koordinimit më të shpejtë dhe efikas, me qëllim të parandalimit dhe ndaljes së veprimeve të paligjshme”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.