75 Mall Live Search
11:08 / E Diele, 13 Prill 2025 / Gj. Sh

Flick i kënaqur me fitoren e Barcelonës ndaj Leganesit, përkundër kalendarit të ngjeshur

Barcelona mbrëmë ka arritur të fitoj në udhëtim ndaj Leganesit, me rezultat 1-0.

Skuadra katalanase e cila nuk di për humbje në vitin 2025, është lidere e La Ligas me 70 pikë, shtatë më shumë se Real Madridi, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick pas ndeshje ka thënë se është krenar me skuadrën e tij, përkundër kalendarit të ngjeshur që kanë, duke luajtur çdo tre ditë.

“Tre pikët janë tre pikë dhe çdo ndeshje ne luftojmë për 90 minuta. Kur sheh ngarkesën që kanë pasur lojtarët në javët apo ditët e fundit, është e pabesueshme. Pas pushimit ndërkombëtar, e shihni se çfarë kanë bërë lojtarët e mi, performanca e ekipit tim ka qenë e pabesueshme. Jam shumë krenar për ta”, deklaroi Flick.

Ai tha se tashmë do të rikuperohen dhe të bëhen gati për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kundër Borusia Dortmundit.

“Ne duhet të fokusohemi në rikuperimin, rikuperimin, rikuperimin. Kështu është. Ne do të arrijmë në Barcelonë sonte, do të stërvitemi nesër dhe do të fluturojmë për në Dortmund të hënën. Ne nuk kemi justifikime – duhet të shërohemi, por kjo është puna jonë.\\, tha Hansi Flick./IndeksOnline/