75 Mall Live Search
11:41 / E Diele, 13 Prill 2025 / Gj. Sh

Ndëshkohet Onana, Amorim e lë jashtë skuadrës për ndeshjen e sotme ndaj Newcastle

Andre Onana si duket do të pagujë shtrejtë gabimin që bëri ndaj Lyonit në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League.

Sipas raportimeve të fundit, trajneri i Manchester United, Ruben Amorim e ka lënë jashtë skuadrës portierin kamerunas, shkruan IndeksOnline.

Trajneri portugez tha se e mori këtë vendim për t’i dhënë “pushim” Onanas.

29-vjeçari morri kritika të mëdha pas ndeshjes me Lyonin, e cila u mbyll me barazim 2-2.

Portën e Manchester United sipas mediave britanike sot do ta mbajë Altay Bayindir, i cili do të debutojë në Premierligë./IndeksOnline/