Roy Keane kritikon Bruno Fernandesin pas humbjes ndaj Newcastlet

Manchester Unitedi dje ka pësuar një humbje turpëruese nga Newcastle Unitedi në Premierligë.
Ata u mposht me rezultat të thellë 4-1 në St.James Park dhe pas ndeshjes kapiteni i “Djajve të kuq”, Bruno Fernandes ku tha se nuk ishte i kënaqur me shokët e skuadrës dhe se mund të bëjnë më mirë.
Për këtë gjë reagoi edhe legjenda e Unitedit si dhe ish-kapiteni i skuadrës, Roy Keane.
“Të jem i drejtë me Bruno Fernandes, ai del përpara, por për mua tani janë vetëm tinguj”, tha Keane për Sky Sports në përgjigje të intervistës.
“Kur dëgjoj Brunon, kam pikëpyetje për udhëheqjen e tij. Ai sigurisht që nuk po merr ndonjë ndihmë rreth tij, duhet të jetë e vështirë të luash në atë mesfushë kur pritja është mbi të, sepse kjo është e padrejtë për të”, shtoi Keane.
Manchester Unitedi, tashmë gjendet në pozitën e 14-të në Premierligë me 38 pikë dhe po kalojnë në një nga sezonet më të dobëta të tyre në shekullin 21./IndeksOnline/