Vance: SHBA-ja “po punon fort” me Mbretërinë e Bashkuar për të negociuar një marrëveshje “të madhe” tregtare

SHBA-ja po “punon fort” me Mbretërinë e Bashkuar për të negociuar një marrëveshje tregtare “të shkëlqyer”, ka thënë zëvendëspresidenti JD Vance.
Ai shtoi se kishte një “shans të mirë” që të dyja vendet të arrijnë një marrëveshje.
Donald Trump vendosi tarifa gjithëpërfshirëse mbi importet në SHBA disa javë më parë, duke tronditur ekonominë botërore, duke bërë që çmimet e aksioneve të bien dhe duke ndezur frikën e një recesioni global.
Që atëherë, Trumpi ka reduktuar tarifat, duke ulur normën e paguar për importet nga shumica e vendeve në 10% dhe, të shtunën, duke përjashtuar pajisjet elektronike si telefonat inteligjentë dhe laptopët nga taksa – duke përfshirë tarifën 145% për importet nga Kina.