Një emër befasues mund të marrë drejtimin e Realit në rast të shkarkimit të Ancelottit

Carlo Ancelotti po rrezikon shkarkimin nga Real Madridi.
Në rast që skuadrat e tij përfundon sezonin pa ndonjë trofe, Ancelotti mund të shkarkohet përsëri nga Reali, njëjtë sikurse 10 vjet më parë.
Një emër befasues doli si një nga favoritët për të zëvëndësuar Ancelottin dhe ai është Jurgen Klopp.
Thuhet se mundësia për të lëvizur për Klopp po “merr vrull” te drejtuesit e Realit. Disa të afërt me presidentin Florentino Perez sugjerojnë se Klopp mund të jetë i vetmi kandidat për të rregulluar problemet e tyre taktike.

Kloppi ishte larguar nga Liverpooli, pas përfundimit të sezonit të kaluar dhe tashmë ka marrë pozitën e drejtorit të futbollit në Red Bull.
Për disa kohë ka qenë favorit edhe ish-lojtari i Realit, Xabi Alonso për të zëvëndësuar italianin në stolin e “Galaktikëve”.
Por që rezultatet e fundit të Leverkusenit, eliminimi nga Liga e Kampionëve në raundin e 1/8-tave si dhe eliminimi në Kupë nga Arminia Bielefeldi ka bërë që të dyshojnë në aftësitë e tij./IndeksOnline/