Madonna nervozohet nga paparacit, ua çon gishtin e mesit

Diva e popit Madonna (66-vjeçe) është fotografuar në çatinë e hotelit Broadwick Soho të Londrës, ku po darkonte me të dashurin e saj 38-vjeçar Akeem Morris.
Këngëtarja dhe trajneri i futbollit ishin veshur ngjashëm dhe të kapur për dore, transmeton Indeksonline.
Madonna në një moment është shqetësuar nga fotografët, të cilëve u ka çuar gishtin e mesit.
Kjo nuk ishte hera e parë që Madonna u fotografua në të njëjtin vend. Ajo bëri fotosesionin e saj të parë 42 vjet më parë./Indeksonline/
