75 Mall Live Search
08:49 / E Enjte, 17 Prill 2025 / MSH

Qytetari gjen një portofol me të holla, e dorëzon në polici

Një qytetar nga Hani i Elezit ka dorëzuar në stacionin policor një portofol me dokumente dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30, raporton IndeksOnline.

Policia ka falënderuar qytetarin H.Mici, që gjeti portofolin dhe nisi menjëherë verifikimin për identifikimin dhe gjetjen e personit që i përket portofoli.

“Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, u konstatua se portofoli i përkiste shtetasit të Republikës së Shqipërisë, R. SH., 51 vjeç. Policia ka kontaktuar pronarin, i cili është paraqitur në stacionin policor dhe ka marrë portofolin.

Me procesverbal zyrtar, atij iu dorëzuan dokumentet personale, një shumë prej 865 eurosh dhe mbi 3000 denarë të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e policisë.