75 Mall Live Search
13:03 / E Enjte, 17 Prill 2025 / S Z

Mospajtime në takimin konsultativ, Haxhiu: Të habitshme qëndrimet e partive politike

Takimi konsultativ i partive politike i cili u zhvillua pas ftesës së kryesuesit të kuvendit, është përcjell me mospajtime, se si të veprohet në situatën e krijuar në kuvend.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se janë të habitshme qëndrimet e partive politike.

“Siç e kuptuat kryesuesi i seancës, para se të fillonte me rendin e ditës i ftoi në konsultim subjektet politike. Në këtë drejtim ne ishim në një takim konsultativ dhe është e habitshme që të dëgjosh qëndrimet e partive politike. LDK-ja tha që kryesuesi nuk ka të drejtë të ftojë në takim konsultativ. Duke qenë qe diskutimi në seancë konstituive është i ndaluar është ftuar aty që të diakutohet. Ne ishim të pranishëm në këtë takim. AAK tha që të vazhdojmë aty ku kemi mbetur. Nuk mund të vazhdojmë të betohemi, ka vendim që nuk i verifikon mandatet e deputetëve. Befasia e radhës është PDK që kërkoi të japim dorëheqje. Nuk e di çka po presin, të dalim në shesh, ne këtë e kemi bërë”, tha Haxhiu.