Haradinaj kritikon VV-në: Po rrëshqasim drejt një grusht shteti

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për dështimin e konstituimit të Kuvendit.
Haradinaj ka thënë se “mënyra e zgjedhur e veprimit politik në emër të keqinterpretimit ligjor dhe kushtetues për konstituimin e Kuvendit nga partia fituese LVV është një kërcënim serioz për demokracinë e vendit tonë”.
Sipas tij me këtë qasje të VV-së po rrëshqasim drejt një grusht shteti.