Të shtunën tentimi i tretë, krejt çka ndodhi ditën e djeshme

Ditën e djeshme ka dështuar që për herë të dytë të bëhet konstituimi i përbërjes së legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, në hapje të seancës ftoi përfaqësuesit e partive politike për konsultime, mirëpo kjo u kundërshtua nga opozita.
Pas këtyre konsultimeve, Dehari njoftoi se nuk ishte arritur konsensus mes subjekteve politike.Ai deklaroi se letra e presidentes Vjosa Osmani, që i ishte dërguar Kuvendit, “ka dhënë sqarime në një aspekt, por jo zgjidhje përfundimtare”.
Seanca e radhës do të mbahet nesër duke filluar nga ora 12:00 dhe ky është tentimi i tretë që do të tentohet konstituimi i Kuvendit./Indeksonline/