Vjedh rreth 8000 funta, kapet i dyshuari
Një person është arrestuar ditën e djeshme pasi që i njëjti kishte vjedhur nga vetura e viktimës rreth 8550 funta dhe 95 euro.
Gjatë kontrolli në qytetin e Ferizajit, tek i dyshuari janë gjetur këto para dhe me këtë rast ai është arrestuar.
Kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/