75 Mall Live Search
16:57 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / G T

Kush ka thënë që Llapi është në rrezik? Tahir Batatina e mposht Malishevën e Bekim Isufit

Skuadra e Llapit ka shënuar një fitore të madhe në javën e 30-të në Superligën e Kosovës, pasi mposhti 1:3 Malishevën e Bekim Isufit.

Qysh në pjesën e parë, skuadra mysafire shënoi dy gola, shkruan Indeksonline

Fillimisht në minutën e 40’të shënoi Ardit Tahiri dhe më pas në minutën e 45’të shënoi Valmir Veliu.

Në pjesën e dytë, skuadra vendase shënoi me anë të Xhylanit në minutën e 52’të.

Por, skuadra e Llapit shënoi edhe një herë tjetër për t’i siguruar tri pikë të mëdha. Golin e shënoi sulmuesi i krahut, Gashijani.

Me këtë fitore, Llapi largohet nga zona e rrezikshme me 39 pikë në pozitën e pestë./Indeksonline/