75 Mall Live Search
20:17 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / G T

Lajm i mirë për Real Madridin, Bilbaos i mungon Nico Williams

Skuadra e Real Madridit nesër luan ndeshjen e rëndësishme të javës së 32-të në La Liga, kundër Athletic Bilbaos.

Faqja zyrtare e Athletic Club ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e Real Madridit, por jo për tifozët e tyre, shkruan Indeksonline

Ylli i ekipit, Nico Williams nuk përfshihet në ekip, kjo për shkak të një lëndimi të nyjeve.

Williams është lënduar në ndeshjen e fundit të Bilbaos dhe kështu mungon për ndeshjen e nesërme ndaj Real Madridit që zhvillohet në “Bernabeu”./Indeksonline/