75 Mall Live Search
23:03 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / G T

Las Palmas e largon Atletico Madridin nga gara për titullin e La Liga-s

Skuadra e Las Palmas ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në La Liga.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Javier Munoz në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Indeksonline

Me këtë humbje, Atletico Madrid mbetet në kuotën e 63 pikëve në pozitën e 3-të, duke lënë shumë mbrapa në garë për titull kampioni.

Në anën tjetër, Las Palmas mori një fitore të madhe që e largon atë nga pozita e parafundit, duke shkuar në kuotën e 32 pikëve në pozitën e 17-të./Indeksonline/