Grupi A/ Katër xhiro deri në fund, “tollovi” në Ligën e Parë

Kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të këtij sezoni në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Drenica barazoi gjatë javës së 23-të ndaj Vëllaznimit, kurse Liria fitoi ndaj Mitrovicës (2:0), duke e bërë kështu “llugë” në tabelë, shkruan Indeksonline
Pesë skuadra janë në garë për ta zënë vendin e parë, të cilën momentalisht e mban Drenica me 46 pikë, tri më shumë se pozita e dytë, Liria (43).

Vëllaznimi është në pozitën e 3-të me 41 pikë, vetëm dy më pak se vendi që dërgon në play-off.
Kurse skuadra e Trepçës ’89 dhe Trepça kanë nga 40/38 pikë, por që matematikisht ende janë në garë për një vend që dërgon në Superligën e Kosovës./Indeksonline/
