Arrestohet një person, i konfiskohet një armë dhe 13 fishekë

Gjatë ditës së djeshme njësia policore në një pikë kontrolli ka ndaluar një veturë të cilën po e drejtonte një person.
Mësohet se gjatë kontrollit në veturë, i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë.
Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/