Sveçla nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për vazhdimin e nesërm të seancës konstituive

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për vazhdimit e nesërm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas katër përpjekjesh të pasuksesshme për konstituimin e plotë të këtij institucioni ligjvënës.
“Jemi në javën e AME-së. Ju jeni dëshmitarë për krejt procesin. E dini shumë mirë se çka ka me ndodh”, u shpreh Sveçla.
Ai u pyet në hapje të Javës së Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.