75 Mall Live Search
21:28 / E Martë, 22 Prill 2025 / MSH

Dalin pamje të papara më herët nga momenti kur ndodhi sulmi në Banjskë

Tëvë1 ka publikuar pamje ekskluzive nga momenti kur ka ndodhur sulmi ii 24 shtatorit në Banjskë, që i mori jetën rreshterit Afrim Bunjaku.

Në pamjet e siguruara nga mediumi shihet një veturë e policisë, ndaj të cilës ishte hapur zjarri me armë, e cila ka dyert e hapura.

Në radio-lidhje dëgjohen komunikimet e policisë, teksa çaste më vonë shfaqen edhe pamje nga momenti kur pat shkëmbime me armë, me serbët e grupit terrorist.

Më poshtë pamje: