75 Mall Live Search
11:38 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / L K

Djali i Shumacherit ndahet me bukuroshen boshnjake nga Srebrenica

Djali i Michael Schumacher dhe piloti gjerman i Formula 1, Mick Schumacher duket se i ka dhënë fund lidhjes me Laila Hasanovic.

26-vjeçari fshiu të gjitha fotot e tyre të përbashkëta nga Instagrami.

Djali i shtatë herë kampionit të botës Michael Schumacher dhe Laila e nisën lidhjen e tyre në vitin 2023.

Mediat gjermane raportuan vitin e kaluar se Laila është një nga personat e paktë jashtë familjes së famshme që lejohet të vizitojë babanë e tij Michael.

Laila ka lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe është rritur në një qytet të vogël danez përpara se të transferohej në Kopenhagë në moshën 19-vjeçare.

Ajo filloi karrierën e saj të modelingut kur ishte 16 vjeçe dhe gjithashtu përfundoi në finalet e konkursit Miss Universe 2019.

Anëtarët e familjes Schumacher thuhet se janë magjepsur nga modelja, e cila është e përfshirë në aktivitete familjare çdo ditë dhe shpesh shoqërohet me nënën e Mick, Corinna./Indeksonline/