Rruga unazore në Junik po kryhet, Shehu jep detaje

Rruga unazore në qytetin e Junikut po kryhet.
Kështu ka bërë të ditur Kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se sot ka përmbushur edhe një premtim të zotimeve të tij për kompletimin e infrastrukturës në komunës që ai drejton.
Bëhet fjalë për asfaltimin e rrugës Tafë Hoxha” – pjesë e projektit “Ndërtimi i rrugës unazore”.
Postimi i plotë:
Ka filluar asfaltimi i rrugës “Tafë Hoxha” – pjesë e projektit “Ndertimi i rrugës unazore”
Me këtë projekt po vazhdojmë përmbushjen e zotimeve tona për infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme në çdo lagje të Junikut. Falënderoj ekipin time për punën e palodhshme dhe qytetarët për durimin dhe mbështetjen.
Bashkë për një Junik më të mirë!/Indeksonline/