Macron: Ukraina është e gatshme për armëpushim pa kushte

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar sot se ka zhvilluar një bisedë “shumë pozitive” me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë së cilës u theksua gatishmëria e Ukrainës për një armëpushim pa kushte, raporton Gazeta Sinjali.
Në një postim në platformën X, Macron theksoi: “Përfundimi i luftës në Ukrainë. Ky është qëllimi ynë i përbashkët me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump”, shkroi ai.
Më tej, Macron shtoi se Ukraina është e përgatitur për armëpushim dhe e gatshme të punojë me SHBA-në dhe Evropën për ta realizuar këtë: “Ukraina është gati për një armëpushim pa kushte. Presidenti Zelensky ma përsëriti këtë sot. Ai do të donte të punonte me amerikanët dhe evropianët për ta bërë të mundur këtë”, shkroi presidenti francez.
Macron gjithashtu njoftoi se “Koalicioni i të Vullnetit”, i udhëhequr nga Franca dhe Britania, do të vazhdojë angazhimin për të arritur një armëpushim dhe një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.