75 Mall Live Search
11:18 / E Hënë, 28 Prill 2025 / L A

Vinicius Jr pritet të vazhdojë kontratën në fund të sezonit

Ylli brazilian, Vinicius Jr do të vazhdojë qëndrimin e tij te Reali.

Ndonëse ka kontratë deri në 2027-n, braziliani do të nënshkruajë kontratën e tij të re, ku sipas “Marca” do të nënshkruhet në fund të këtij sezoni.

Vinicius Jr, kishte oferta tunduese nga Arabia Saudite, nga gjigantët si Al-Hilal dhe Al-Ahli, me këtë të fundit që dëshironte ta bënte atë lojtarin më të paguar në botë.

Por braziliani, kishte deklaruar edhe më parë se dëshiron qëndrimin e tij te Real Madridi.

Këtë sezon Vinicius Jr, ka bërë 48 paraqitje dhe ka shënuar 20 gola dhe 14 asiste./IndeksOnline/